Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.
Një mjet është përplasur me këmbën e urës, tek nënkalimi i Saukut.
Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Mësohet se për shkak të dëmtimit, është hasur vështirësi për nxjerrjen e tij nga mjeti.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse dhe drejtuesve të mjeteve në këtë segment që të nxjerrin të plagosurin.
I plagosuri është nisur drejt spitali për të marrë shërbimin mjekësor.




