Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot/ Përplasen katër makina, një vajzë dërgohet në spitalin e Traumës

Katër automjete u përfshinë në një aksident rrugor në aksin Lezhë-Milot mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë Milotit.

Mësohet se një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

Share it :