Ahmetaj: Ja pse arrestimi i Veliajt eshte një teatër i orkestruar nga Rama!

Ahmetaj: Ja pse arrestimi i Veliajt eshte një teatër i orkestruar nga Rama!

Një teatër i orkestruar nga Edi Rama’. Kështu e ka konsideruar Arben Ahmetaj arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK, në një intervistë të dhënë për gazetarin Vincent W. J. van Gerven Oei.

Ahmetaj thotë se Veliaj nuk po hetohet për çështjet për të cilat duhet të hetohej, siç janë inceneratori dhe dosja “5D”, pasi sipas tij, këto çështje të çojnë tek Edi Rama.

Sipas Ahmetajt, me arrestimin e Veliajt, Edi Rama tund flamurin e reformës në drejtësi para ndërkombëtarëve dhe njëkohësisht fut edhe më shumë frikë brenda partisë, për t’i mbajtur të tijët nën trysni.

Kjo është e gjitha një teatër i Ramës. Para së gjithash, dua të them se për mua është mesjetare që e kanë çuar Erionin në burg. Ata mund ta hetonin në gjendje të lirë, por jo duke qëndruar kryetar bashkie. Nuk mund të qëndrosh në detyrë ndërsa je duke u hetuar dhe akuzuar. Në të njëjtën kohë, nuk pajtohem me qëndrimin e Erionit për të sulmuar prokurorët dhe familjet e tyre.

Së dyti, nëse shikon arsyen pse Erioni është në burg, ajo nuk ka lidhje me çështjen e vërtetë, as me inceneratorin dhe as me aferën 5D. Pse? Sepse këto do ta çonin hetimin te Kryeministri, dhe ata nuk mund të prekin shefin e tyre. Pra, edhe një herë, ky është një teatër i madh i Ramës. Ai donte të tundte flamurin e Reformës në Drejtësi, dhe pa Erionin brenda, ky flamur do të binte.

Fatkeqësisht, Partia Socialiste ka ndaluar së shkruari programe. Praktikisht, ajo që po them është se çështja e Erionit është një teatër i Ramës për të futur më shumë frikë brenda partisë. Sepse partia duhet të qëndrojë nën frikë dhe trysni, ndërsa ai tund flamurin e Reformës në Drejtësi për burokratët evropianë. Është e gjitha një teatër, edhe rasti i Erionit, i orkestruar strategjikisht me shumë kujdes nga Rama”, thotë Arben Ahmetaj.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.