Afera Edi Rama-Roni Yeffet/ Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe tek institucionet e NATO-s

Afera Edi Rama-Roni Yeffet/ Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe tek institucionet e NATO-s

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se të gjitha provat e paraqitura nga opozita për atë që ai e cilëson si aferën Edi Rama-Roni Yeffet do t’i dorëzohen SPAK-ut, por edhe institucioneve të NATO-s dhe vendeve aleate.
Deklarata e Berishës erdhi në përgjigje të një pyetjeje të gazetares së SYRI TV, Marsi Korreshi, lidhur me hapat që do të ndjekë opozita pas hetimeve ndaj Yeffet.

Berisha tha se opozita do të informojë edhe ministritë e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e mundshëm të fondeve të destinuara për mbrojtjen e Shqipërisë.

Pyetje-përgjigje

Marsi Korreshi, SYRI TV: Një pyetje. A do t’i dorëzoni këto fakte dhe prova pranë SPAK-ut, dhe duke qenë se deri më tani Prokuroria Speciale ka nisur kontrolle në vilën e Roni Yeffet, a duhet të mjaftojë drejtësia vetëm me biznesmenin që tashmë është i njohur për lidhjet me Edi Ramën dhe a keni një thirrje drejtuar drejtësisë? Faleminderit.

Sali Berisha: Sigurisht që të gjitha provat tona do t’i dorëzojmë në institucionet, në SPAK, por do i dërgojmë edhe në institucionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe partnerëve tanë.

Imagjinoni ju, në një akt bujarie, miqësie dhe mbështetje, para dy muajsh Kongresi Amerikan miratoi 300 dollarë kredi për ushtrinë shqiptare, për mbrojtjen e Shqipërisë.

Në qoftë se këto do të përfundonin në duart e zeza të Roni Yeffet dhe Edi Ramës, se s’di ç’të bëhej me to.

Ne do të informojmë të gjitha ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vetë aleancën.

E pakonceptueshme kjo, ky trajtim.

Share it :