Afera “5D”/ Bushati: Hetimi i SPAK qesharak! Veliaj, kreu i korrupsionit

Analisti Andi Bushati thotë se SPAK ka dështuar të hetojë skandalin e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, me vjedhjen e miliona eurove.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” , Bushati tha se SPAK e ka patur “lejen” deri te hetimi i disa drejtorëve dhe nuk shkon dot te kupola.

“Kjo që nuk ka ditur gjë nuk ja vlen as të diskutohet. Jo që kanë ditur, por kanë vjedhur bashkë. Pse kanë vjedhur kaq trashë? Këtu dalim te SPAK-u, e ka thirrur apo jo.

SPAK-u po ta shikosh, e ka marrë drejtorëshën e klubit Tirana dhe i ka thënë nuk mund të rrish më në detyrë, sepse ti mund të bësh tender tjetër dhe krijon dëm. Kurse njeriun që ka ngritur të gjithë skemën që ka vjedhur 22 milionë euro, thotë vazhdo punën. Kaq qesharak është SPAK-u.

Po ti shtojmë, që biznesmenët më të mëdhenj në vend, u detyruan të punojnë me 5D-në. Këta biznesmenë, përkon të jenë pronarët më të mëdhenj të mediave, prandaj shpjegohet mbrojtja dhe heshtja mediatike. Edhe mua po mi krijove gjithë këto kushte më shkon mendja të vjedh. Po të kem SPAK-un, median, them gjynah t’i çojmë dëm këto lek.

Pra vjedhja në Bashkinë e Tiranës, njëlloj si vjedhja e qeverisë dhe Bashkisë, janë të kryera në kuadrin e një sistemi të tërë që nuk funksion. Jo vetëm kanë marrë paratë publike, por kanë privatizuar edhe sistemin që duhet ti kontrollonte.

Sot jemi të detyruar të qeshim me SPAK, sepse deri aty e ka lejen, te drejtorët jo te kreu i atij që bën korrupsionin”, tha Bushati.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.