Administrata e kthyer në kaçakë’, Prifti: Shoqëria në dy realitete, ata që presin, dhe ata, ‘të kapim ça të kapim
I ftuar në emisionin e mengjesit Kafe Shqeto ishte pedagogu dhe analisti Rezart Prifti.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka trajtuar situatën e shoqërisë shqiptare, gjendjen ekonomike dhe lidhjet e kësaj situate me administratën që funksionin me idenë ‘kap ça të kapësh’.
Flavio Qarri: Çfarë ndodh me një qytetar të thjeshtë që jeton në këtë vend dhe me këtë skemë ekonomike që ju thoni se nuk funksionin
Rezart Prifti: Ndodh atrofizimi i shoqërisë shqiptare që ka ndodhur tre dekadat e fundit. Në 96, nuk ishim mirë, por nuk ishim edhe keq. Kishte iniciativa të sipërmarrjes së lirë e kështu vazhdoj deri ne 2013. Pra kishte një farë shprese shoqëria, kishte një dinamizëm, kishte inovacion. Merrte iniciativën tjetri, e prodhonte gabim, e prodhonte prapë,
Dhe në këtë sens po të shikosh dy dekadat e fundit është atrofizuar shoqëria shqiptare, përpos atyre që kanë ikur. Në këtu jemi kthyer në një shoqëri matrapazësh. Ato që marrim nga Turqia 2 lekë e shesim këtu 5 lekë. Dhe ata të tjerët që janë këtu e që bëjnë atë masën e madhe te administratës që janë kthyer në kaçakë. E di shumë mirë se asnjëri nuk është për rrogë aty se asnjë nuk shkon për të marrë rrogën aty. Por çfarë bëjnë. Këta tani, vrasin sistemin se nuk punojnë në mënyrë semiotike. Pra vete unë tek administrata atje i them të jap këtë me jep këtë. Sepse ai do të nxjerrë atë pritshmërinë që ka në fund të muajit. E si do ta nxjerrë, duke me taksuar mua
Ty, Çfarë do tjetër thotë ai, dhe pastaj të thotë duhet një 500 eurosh për shërbimin. Po për çfarë i themi, e ke aty e ke për detyrë, ta vonon ai, një muaj, dy muaj, tre muaj. Po flas për një rrjet në bujqësi që një investim që vonohet dy muaj, zinxhirin e ka shtyje këtu, edhe pak këtu, shtyhen letrat e tokës. Iku një vit. Por një vit në bujqësi, iku gjithë sezoni. Dhe në këtë sens, kjo ëhstë ngërdheshja e Shqipërisë. Ata që kanë ikur dhe ata që po rrijnë këtu. Dhe ka një dekantim kulturor social, njerëzor. Dekantim qytetar. Pra e ke vënë re që shoqëria shqiptare ka arritur në atë pikën që edhe në timon nuk dinë me të rrinë. Pra dikur njerëzit rrinin në krah të djathtë ata që ecin shpejt në krah të majtë. Sot ai rri ku të dojë, ndalon ku të dojë, kjo mund të duket si qesharake për ata që na dëgjojnë, por është rezultante e një dekadence shqiptare të shoqërisë tonë.
Pse po ta them këtë. Se këta njerëz me këtë natyrë të tillë kanë dy kahe. Pra kur janë keq për lek ose do të vjedhin do më marrin mua atë gjobën që do të iki unë atje, ose do azhustojnë realitetin e ri si kafsha. Pra kur rrinë atre brenda thonë ska jashtë. Pra këtu kemi arritur edhe ne. Ka dy realitete, ata që janë mësuar me pritshmëritë, a jemi në rregull thonë dhe ata që janë në krahun tjetër, janë në fazën agresive të marrjes , të kapin ça të kapin…




