A të kujtohet Tahiri? Ja si përgjigjet Ahmetaj: Rama e ka zakon…

Nga studio e emisionit “Opinion” Arben Ahmetaj ka ngritur dyshime se gjatë viteve të tij në politikë, dikush ka synuar të krijojë për të një perceptim negative.

I pyetur se kush, Ahmetaj tha se ka zbuluar këmbët dhe duart e tashmë po synon të gjejë kokën dhe këmbët e kësaj përpjekjeje.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Kur dëgjove kryeministrin, të kujtohej Tahiri?

Ahmetaj: Mua më kujtohet Bashkim Fino, më kujtohen këta ish-kolegë me shumë dhimbje. Me Tahirin nuk kam shkuar, por dhimbja që të shoh një ish-koleg në atë situatë është një dhimbje shumë e madhe.

Ajo që tha kryeministri bëri rolin e gjykatësit, unë nuk kam nevojë për ndihmë. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personale.

Fevziu: Ai ka patur dijeni? I ka njohur personat e inceneratorëve? E ka ditur që e kishe mik Mitrel Mërtirin?

Ahmetaj: Në këto vite kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje.

Fevziu: Kush?

Ahmetaj: Kam të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes. Trupin  dhe kokën do ta kem shumë shpejt.

Fevziu: A janë miqtë tuaj, Zoto dhe Mërtiti. Ata që i quani fratello?

Ahmetaj: Unë fjalën fratello nuk e përdor. Mund ta verifikoni që ai djali ka patur punët e veta me opozitën e sotme, me pushtetin vendor socialist e demokrat./Opinion.al

 

 

Share it :