Aksident në Shkodër, makina e policisë përplaset me një automjet tjetër

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Shkodër.

Një makinë e Policisë bashkiake është përplasur me një automjet tjetër në qendër të qytetit.

Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për rastin.

 

Share it :