Policia arrestoi në flagrancë një 61-vjeçar, i cili dyshohet për dhunë në familje. Sipas raportimeve, shtetasi M.GJ, banues në fshatin Baban, Devoll, dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, si dhe i ka kanosur ato.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 djemve të tyre, si dhe se i ka kanosur ata
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.





