Delfini shantazhoi liderin!”/ Andi Bushati për reagimet e Veliajt dhe Ramës

Ditën e sotme, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me skandalin që ka plasur në Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët e tij më të rëndësishëm kanë përfunduar në pranga.

Veliaj mbrojti punën e drejtorëve, por u distancua kategorikisht nga aferat e tyre, duke përdorur argumentat e Edi Ramës, se nuk ka përgjegjësi për “punët” që mund të kenë bërë drejtorët prapa shpinës së tij.

Andi Bushati thotë se reagimi i Veliajt ishte një shantazh ndaj Edi Ramës.

“Sa kollaj eshte ta shantazhosh nje lider hajdut.
Delfini i tij sapo e provoi. Inshalla ky eshte i fundi qe e terheq ne kete grope”, shkruan Bushati.

Share it :