”Xibraka”, gazetari: E dyshimtë mënyra se si policia ka shkëputur ndjekjen e personazhit kryesor

Gazetari, Trashgim Sokolaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se dosja e cështjes së Xibrakës ka disa momente të dyshimta.

Sokolaj: Nëse e shikon me vëmendje dosjen e kësaj cështjeje, kupton që për vetë mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet, për vetë mënyrën se si u bë ndërhyrja e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë në janarin e vitit 2014, dosja ka disa momente të cilat janë të dyshimta ose të paqarta.

Pra janë disa lidhje që këputen dhe disa lidhje që nuk bëhen.

Dhe një prej këtyre momenteve përshembull me ato materiale që kam parë është arratisja e personazhit kryesor të kësaj cështjeje, unë besoj se është personazhi kryesor Genci Xhixha.

I cili në raportet e vëzhgimit, që ndodhen në dosje është ndjekur deri ditën e operacionit pra deri me datën 14 janar është ndjekur nga shërbimet e policisë deri në momentet e fundit kur është nisur në drejtim të Elbasanit dhe ka lëvizur dy herë në rreth rrotullimin e Saukut dhe më pas ka ndryshuar drejtimin e tij në drejtim të Tiranës duke humbur gjurmët.

Është i dyshimtë mënyra si policia ka shkëputur ndjekjen e tij, është i dyshimtë ndryshimi i destinacionit të këtij personi që ishte nisur për Elbasan dhe ka lëvizur makinën dy herë në rreth rrotullim  dhe ka ndryshuar destinacion.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :