Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një video ku kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se është afërmendsh që gjykata vendos siç do SPAK.
“Çdo rast pafajësie është ankimuar nga prokurorët dhe afërmendsh që gjykatat vendosin gjithmonë, ssss…çfarë kërkojmë ne. Qoftë edhe në lidhje me deklarimet fajtorë të subjekteve që dërgojmë ne për rigjykim”– tha Dumani.
“Gjykata, notere e grupit të strukturuar kriminal të Skapit! Kjo është drejtësia e re!”-shkruan Berisha krahas videos.




