Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë lidhur me akuzën për korrupson pasiv.
Bllako kërkoi një masë më të butë me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dymujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.
Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.
Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.




