Shkrumbohen banesat e dy vëllezërve në Elbasan, 9 anëtarët mbeten në qiell të hapur

Banesat e dy vëllezërve, Xhemal dhe Ibrahim Isaku në Qerret të Labinotit Mal në Elbasan janë shkrumbuar totalisht nga zjarri, duke lënë në qiell të hapur 9 anëtarë.

Teksa me lot në sy tregojnë kushtet e vështira me të cilat janë duke u përballur, familjarët bëjnë apel për ndihmë.

Babai i Xhemalit Imer Isaku me lot në sy shpreh pikëllimin nga situata. Ai ka vështirësi me shikimin prej disa vitesh dhe në momentin e rënies së zjarrit e kanë nxjerrë në krahë.

Pranë familjes ka qenë edhe deputeti i zonës Qani Xhafa i cili u bëri apel instancave, veçanërisht bashkisë Elbasan, të ngrejë një komision për vlerësimin e dëmit dhe kompesimin e familjeve.

Familjarët e prekur nga kjo fatkeqësi i bëjnë apel shtetit dhe të gjithë shqiptarëve për t’i ndihmuar sado pak.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :