Sot bëhet rindërtimi i skemës ku u vra Pjerin Xhuvani, bllokohet rruga “5 maji” në Elbasan

Policia e Elbasanit ka bllokuar qarkullimin në rrugën “5 maji” në Elbasan, aty ku u vra në Prill të vitit 2021 Pjerin Xhuvani.

Vendosja e shiritëve ndalues nisi që mbrëmjen e djeshme. Gjykata e Elbasanit ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre balistik dhe i vendngjarjeve në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se me kërkesë të Gjykatës së Apelit të Tiranës do të bëhet kryerja e këtij eksperimenti hetimor për ngjarjen e rëndë për të cilën u dënua me 22 vite burg, Arbër Paplekaj ish-efektivi i RENEA-s.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :