Trafiku i armëve nga Shkodra në Tiranë, mes të arrestuarve edhe ish-policja e Burgjeve

Pesë të rinj u arrestuan pasi trafikonin armë nga Shkodra drejt Tiranës. Të pestë u arrestuan në një parking në Rinas.

Të arrestuarit janë: Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika 18 vjeç, Denis Hasaj 18 vjeç, Denisa Halilaj 22 vjeçe, Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Mes tyre është edhe një ish-police e Burgjeve, Denisa Halilaj. Kjo e fundit rezulton të ketë qenë sh- efektive e policisë së Burgjeve.

Sipas hetimeve, dyshohet se të arrestuarit pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për t’i shitur tek persona të tjerë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :