Një efektiv policie është sulmuar me sende të forta pasditen e sotme në Shkodër. Nga burimet mësohet se bëhet fjalë për efektivin Admir Okaj.
Ky i fundit është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales.
Ftmirësisht efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.
Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.
Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/25/dhunimi-i-efektivit-policia-e-shkodres-jep-detaje-gjate-konfliktit-te-castit-u-shkrep-arma-e-zjarrit/




