Berisha publikon denoncimin: Genti Gazheli, sekser me pagesë i Ramës për emërime “Konsull Nderi”

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në rrjetet sociale, sipas të cilit Genti Gazheli, në kohën kur ishte në detyrë si Ambasador i Shqipërisë në Turqi, drejtori aktual i doganave, premtonte në emër të kryeministrit Rama emërime Konsulli kundrejt pagesave.

Sipas denoncimit, ai është paditur nga biznesmeni turk Emre Telyar për paratë që i ka marrë.

Postimi:

Gjatë kohës në detyrë si Ambasador i Shqiperisë në Turqi, drejtori aktual i doganave, ish-arkëtari i PS Genti Gazheli, premtonte në emër të Ramës emërime Konsulli kundrejt pagesave, rryshfeteve të mëdha. Biznesmeni turk Emre Telyar padit Gazhelin për paratë që i ka marrë. Krim qeveritar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Biznesmrni turk Emre Telyar ka ngritur padi ndaj ish ambasadorit tone ne Turqi dhe drejtorit aktual te doganave Genti Gazheli sepse i ka marre para per Ramen per ta emruar Konsull Nderi. Telyarnje kist te parave e ka deguar me banke. Por pasi

Pershendetje Doktorr. Nje mik i imi ne sherbime me shkruan se Gent Gazheli qe sot eshte drejtor i pergjithshem i doganave ne vitin 2019 kur ka qen ambasador i Shqiperis ne Turqi i ka mare para nje biznesmeni Turk nga Izmiri qe te ndermjetesoj tek rama per ta emeruar konsull nderi te Shqiperise ne Izmir dhe pasi e ka mashtruar ky biznesmen e ka padit ne gjyq. Kur e ka par qe gazheli po e mashtronte nje pages e ka bere me banke qe te linte gjurme per ta patur si prove. Po ti nis dokumentat dhe shpjegimin e plote te mikut tim.

File i skanuar eshte vertetimi bankar qe biznesmeni turk nga Izmiri Emre Telyar i ka cuar asistentes te ambasadorit te athershem Genti Gazheli zonjes Nertila Doka. Qe eshte lidhje e hershme e tij dhe sa here shkon ne Ankara e takon e flet sot e kesaj dite.

Tek transferta bankare pershkrimi eshte pagesa e fundit per tu bere konsull i nderit te Shqiperise ne Izmir. Pra bisnensmeni ka kryer disa pagesa cash per kete qellim dhe kur ka kaluar shume kohe pa rezultat ka vendosur qe pagesen e rradhes te kerkuar ta dergonte per te lene gjurme me transferte bankare. Vertetohet nga dokumentat e bankes qe leket e transferuara jane terhequr nga Nertila.

Ndersa fotot jane kallzimi i rregjistruar nga biznesmeni turk ndaj pales shqiptare si dhe me pas komunikime midis avokatit te biznesmenit dhe avokatit te Nertiles ku kjo e fundit pretendon se leket jane kthyer dhe turku duhet te terheqi padine.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :