Lideri demokrat Sali Berisha tha sonte se përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, që vjen nga një trashëgimi xhelatërish të diktaturës komuniste.
“Që vjen si pinjoll direkt i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, vetëm e vetëm se poeti trim si në legjenda u thurte vargje të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor, Kosovës martire, interesit kombëtar.
Vjen si pasardhës i dajës së tij, xhelat i vërtetë i intelektualëve shqiptarë në 46 vite diktaturë.
Sot, të gjitha pushtetet janë në duart e këtij njeriu, që ka vendosur një aleancë të tmerrshme me krimin.
Miq, ndaluni pak, i ftoj shqiptarët sonte të mendojnë vetëm dy minuta rreth këtij individi, i cili sot është në vitin e 25-të të pushtetit të tij.
Çfarë ka lënë mbrapa në 25 vite?
Çfarë u solli shqiptarëve Edi Rama në 25 vite?
Në 25 vite si kryetar bashkie u bë i famshëm në Shqipëri, Europë dhe botë si zotëria 20-përqindësh.
Në 25 vite si kryetar bashkie, Edi Rama u bë i famshëm për 200 milionë euro të vendosura në llogaritë offshore sipas raportit të OSBE-së.
Në 25 vite të pushtetit të tij, Edi Rama u bë famëzi për lidhjet e tij të tmerrshme me krimin.
A nuk është ky që kanabizoi, drogëzoi vendin dhe u bë promovues kryesor i drogës dhe krimit në Shqipëri?”




