Një detaj që tërhoqi vëmendje në seancën plenare të së enjtes ishte gjesti i Lulzim Bashës, i cili me kuriozitet përgjoi Gazment Bardhin, teksa ky i fundit po qëndronte në telefon.
Për këtë çështje ka folur këtë të shtunë vetë Bardhi, i cili nuk kurseu ironitë për Bashën, duke thënë se herën tjetër do ia japë vetë telefonin.
“Nuk e di do duhet të pyesni zotin Basha se çfarë po shihte me aq kuriozitet në telefonin tim. Dukeshe po themi një cënim i privatësisë së një kolegu në mënyrë krejtësisht të panevojshme. Nëse zoti Basha ka ndonjë gjë për të parë në telefonin tim unë ia jap se nuk kam asgjë për të fshehur, as në komunikimet e mia dhe ai e di mjaft mirë këtë gjë.
Unë nuk shqetësohem fare. Herën tjetër të jeni të sigurt, nëse është afër meje ia jap telefonin që të mos ketë nevojë që të lodhet duke zgjatur kokën”, theksoi Bardhi.




