Vrasja e Nikulajt, gjykata lë në burg portugezin

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e bizmesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje kjo e ndodhur në Shëngjin.

Saraiva doli sot para gjykatës së Lezhës, nën masa të rrepta sigurie, pasi kërkonte ndryshim të masës së sigurisë.

Në seancën e sotme, avokati i portugezit ka theksuar se e vetmja provë ndaj Ruben Saraivës është dëshmia e një gruaje që sipas tij është marrë nën presion psikologjik.

“Prova e vetme është dëshmia e një gruaje që është marrë nën presion psikologjik, motori i gjetur nuk ka lidhje me portugezin dhe nuk ka asnjë provë konkrete edhe pse ka kaluar thuajse një vit nga ngjarja”, ka thënë ndër të tjera avokati i portugezit Ruben Saraiva.

Kujtojmë se vrasja e Ardian Nikulajt ndodhi në prill të vitit 2023. Nikulaj ndodhej në lokalin e tij ku vrasësi i dyshuar me pagesë hyri në lokal dhe i zbrazi pistoletën.

Të arrestuar në Britaninë e Madhe për këtë ngjarje janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët ende nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :