1 km rrugë ka kushtuar 30 milionë euro tek sheshi “Shqiponja”

Nuk kanë limit në vjedhje. 1 km rrugë në Tiranë, më konkretisht tek ish sheshi “Shqiponja ka kushtuar plot 30 milionë euro.

Denoncimi

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se arrestimi i Evis berberit, kreut të ARRSH-së, është bërë për të mbuluar vjedhjet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me punët publike.

“Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt. 1 km rrugë në Sheshin Shqiponja ka kushtuar 30 mln euro”, tha Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar.

Në vijim ai dha disa shembuj për të kuptuar vjedhjen e tmerrshme që bën Edi Rama, Belinda Balluku dhe soji i tyre në punët publike.

“Për të kuptuar se Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt.

Nuk është asgjë tjetër. Arrestohet Taulanti për të mbuluar vjedhjen gjer tani të 130 milionë euro me djegësin e Tiranës.

Për të mbuluar zhdukjen e 130 milionë eurove në konton bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, para të paguara për inceneratorin e Tiranës.

Në një kohë, kur inceneratorit nuk i gjendet nam as nishan. Kur asnjëri nga 5 objektet nuk ekziston.

Por këtë krim të madh pasi Dumanët dhe Krajët kanë mbushur valixhet me euro, duan ta mbyllin me Taulantin dhe një drejtor tjetër të bashkisë.

E njëjta gjë zhvillohet me rrugët.

Vjedhjet në rrugë e tejkalojnë imagjinatën.

Një km rrugë në Sheshin Shqiponja, jo e re, por e rindërtuar, ka kushtuar 30 milionë euro.

Cilido nga ju le të lexojë sa ka kushtuar tre vite më parë autostrada Bjelli Manastir- Osijek në Kroaci, e gjatë 17 kilometra, e gjerë 29 metra. Ka kushtuar 27 milionë euro.

Po pse? Sepse standardi evropian nuk të lejon të ndërtosh me çmime false, që nuk i përmbajnë manualet.

Sepse manualet e ndërtimit që llogarisin kostot e çdo materiali të përdorur për ndërtim, në vendet e BE e nxjerrin se në atë terren, ajo autostradë nuk kushton më shumë se 1.5 milionë euro kilometri.

Si mund të kushtojë 30 milionë euro rindërtimi i një kilometri rrugë në dalje të Tiranës?

Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Miqtë e mi, ja pse arrestohet Berberi, për të mbuluar Edi Ramën dhe Belindën”, tha Berisha.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.