Ilir Meta: Të forcojmë bashkëpunimin me Pakistanin për të luftuar islamofobinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta intervistë për median prestigjioze pakistaneze “The Pakistan Daily”

Ilir Meta uron Kryeministrin e ri të Pakistanit dhe kujton vizitën e 25 viteve më parë të ish-Kryeministrit pakistanez gjatë krizës së Kosovës: Shqipëria nuk i harron kurrë miqtë në ditët e vështira

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, në margjinat e Forumit XI Global të Bakusë dha një intervistë për median prestigjioze “The Pakistan Daily”.

“Pakistani dhe Shqipëria janë dy vende mike me marrëdhënie të mira diplomatike, por ne duhet t’i fuqizojmë më tej këto marrëdhënie duke patur parasysh realitete, rrethana dhe interesa të reja”, tha Meta.

Në veçanti, Kryetari i Partisë së Lirisë theksoi se “kemi një potencial të madh të bashkëpunimit Shqipëri-Pakistan, që ende nuk është shfrytëzuar plotësisht”.

Duke kujtuar takimin e tij në Tiranë me ish-Kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif në vitin 1999 gjatë krizës humanitare të Luftës së Kosovës, Meta theksoi se Shqipëria “nuk i harron kurrë miqtë që na ndihmojë në kohë nevoje ndaj i jemi gjithmonë mirënjohës Pakistanit për ndihmën humanitare prej 1 milion dollarësh që dha i Shqipërisë në atë periudhë të vështirë”.

Kryetari i Partisë së Lirisë në këtë intervistë duke i uruar “suksese Qeverisë së Shehbaz Sharifit, sepse Pakistani është një aktor shumë i rëndësishëm global dhe stabiliteti dhe suksesi i tij ndihmon shumë për një botë më të sigurt”, theksoi gjithashtu se “Pakistani dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë në fushat e mbrojtjes, shkëmbimit të inteligjencës dhe bujqësisë, duke zgjeruar gjithashtu lidhjet tregtare”.

Z.Meta u shpreh gjithashtu se Shqipëria mund të jetë një destinacion i përshtatshëm për bizneset pakistaneze në industri të ndryshme, duke përfshirë sektorin e industrisë minierare, energjinë dhe bujqësinë.

Lidhur me islamofobinë, Meta tha se Pakistani dhe Shqipëria mund të bashkohen për të kufizuar përhapjen e ndjenjave anti-myslimane në mbarë botën.

“Shqipëria është një vend i cili është një model i tolerancës dhe harmonisë ndërfetare, është shumë e rëndësishme që të trajtohet islamofobia përmes bashkëpunimit dhe veprimeve të dukshme që tregojnë përkushtimin e vendeve dhe kombeve për paqe dhe bashkëpunim. Gjithashtu, është e rëndësishme të izolohen terroristët dhe të bëhet e qartë se ata nuk përfaqësojnë shoqërinë dhe popullin tonë dhe se terroristët nuk kanë përkatësi fetare”, tha Meta në intervistën për “The Pakistan Daily”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, theksoi gjithashtu se “si një vend anëtar i NATO-s që është gjithashtu pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Shqipëria mund të konsiderohet si një partner potencial strategjik për Pakistanin, veçanërisht në rajonin e Ballkanit dhe Mesdheut”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.