E rëndë në Kosovë/ Mësuesi ngacmon se*sualisht 13-vjeçaren

Një 13 vjeçare nga Lipjani dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një mësues në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc. Mediat e Kosovës raportojnë se personi i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë, pas marrjes në pyetje nga Policia ditën e djeshme.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur me 5 mars të këtij viti dhe në polici është kallëzuar nga prindi i vajzës.

“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :