Përmbyset gomonia me emigrantë që ishte nisur drejt Italisë, 60 të vdekur mes tyre dhe fëmijë

Të paktën 60 emigrantë që u larguan nga Libia me një gomone dhe u nisën për në Itali, thuhet se vdiqën gjatë udhëtimit. Kështu raportuan 25 të mbijetuarit e Ocean Viking, anijes SOS Méditerranée, e cila i shpëtoi të mërkurën në Mesdheun qendror.

“Të mbijetuarit u larguan nga Zawiya, Libi, 7 ditë përpara se të shpëtoheshin”, shkruan OJQ-ja në një postim në Twitter.

Motori u prish pas 3 ditësh, duke lënë emigrantët pa ujë dhe ushqim.

Një fëmijë ishte në mesin e viktimave.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :