Lajçak i çoi ftesë për takim rreth dinarit, Bislimi e akuzon: E bëri pa dakordim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë sot se ka pranuar një ftesë nga Brukseli, për Rregulloren e Re të Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro, por që ka refuzuar pjesëmarrjen.

Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”, duke shtuar se do të vendoset javën e ardhshme se kush do të shkojë, raporton Express

Share it :