Nesër protesta e PD, policia nxjerr planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Opozita ka thirrur nesër në orën 17:30 protestën kombëtare para Kryeministrisë.

Në kuadër të protestës, policia ka shpallur edhe planin e masave. Disa akse rrugore të bllokohen dy orë para nisjes së protestës së thirrur.

Rreth 1.100 forca të policisë do të zbresin në terren bashkë me forcat RENEA. Dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike, ndërsa përgjatë bulevardit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

“Protesta e thirrur për nesër në orën 17:30 nga PD ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës derin në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova””, njofton policia.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :