Derbi mes Partizanit dhe Tiranës që do të luhet në orën 19:00 në “Air Albania”, ndez sot kryeqytetin, me një sfidë e cila pritet të dhurojë një luftë të fortë, pasi të dy skuadrave u duhen medoemos pikët për të shmangur një krizë e për të rrezikuar vendin në katërshen e parë.
Trajneri i të kuqve, Orges Shehi, i ka besuar edhe në këtë sfidë dyshes Mba-Skuka nga minuta e parë, edhe pse në ndeshjen e fundit loja ofensive e ekipit me ta në rreshtim la për të dëshiruar.
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Sota, Sembene, Hadroj ,Atanaskoski, Maget, Murataj, Rrapaj, Cara, Mba, Skuka
Trajner: Orges Shehi
Tirana: Abdullahi, Përgjoni, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Meta, Deliu, Lushkja, Abazaj, Latifi
Trajner: Julian Ahmataj




