Raporti i PISA-s për arsimin, Zhupa kërkon interpelancë me Manastirliun

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend kërkesë për interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manstirliu.

Në kërkesën e depozituar, Zhupa shkruan se do të fokusohet tek raporti i PISA-s, i cili e renditi Shqipërinë në fund të listës.

“Testi PISA tregon se sa i aftë është sistemi arsimor i një vendi për të formuar intelektin dhe aftësitë e fëmijëve në lëndët Matematikë, Letërsi, Shkencë. Shqipëria është vendi me rënien më drastike nga 80 shtete, krahasuar me rezultatet e vitit 2018, duke humbur në matematikë 96 pikë, në letërsi 47 pikë, në shkencë 41 pikë.

Shqipëria është mes 15 të fundit të listës. Një rezultat i tillë duhet të jetë kambanë alarmi për të gjithë sistemin arsimor në vend me efektin zinxhir. Me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me masat e marra për t’iu përgjigjur situatës me rezultatet katastrofike në testin Pisa si dhe në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies, në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 96, pikat I dhe 2 te Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance me ministren e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu”, thuhet në shkresën e depozituar në Kuvend nga deputetja Zhupa.

Raporti i PISA-s për arsimin, Zhupa kërkon interpelancë me

Share it :