Ardhja në seancë plenare pas shumë kohësh mungesë, i kushtoi shtrenjtë deputetit të PD, Edi Paloka. Ai mori ndëshkimin më të rëndë të dhënë ndonjëherë me rregulloren e re të Kuvendit, përjashtim me 40 ditë nga aktiviteti parlamentar.
Ky vendim i Sekretariatit të Etikës erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS, që synonte të ndëshkonte Edi Palokën për krijimin e kaosit nëpërmjet zhurmueses si dhe djegies së rregullores së Kuvendit. Po ashtu Paloka ne fjalimin e tij i kujtoi Rames fundin e diktatoreve.
Vendim për përjashtim pati edhe për deputetin Petrit Doda, por vetëm për 20 ditë. Petrit Doda u përplas me punonjësit e gardës pasi tentoi që të çajë kordonin e ngritur prej tyre në foltoren e Kuvendit, ndërsa iu drejtua me tone të larta fyese ministrave si dhe deputetit tjetër demokrat, Enkelejd Alibeaj.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/02/08/diktatoret-nje-fund-kane-do-ti-vije-era-shrre-paloka-djeg-rregulloren-e-kuvendit/



