Në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh, ekstradohen 2 persona

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombetar janë ekstraduar ditën e sotme. Paulin Simoni ishte i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, për falsifikimin të dokumenteve të pronave në bregdetin e Lezhës, u ekstradua nga Italia.

Gjithashtu sot ëhtë sktraduar drejt Gjermaninsë një serb. Ai mësohet se akuzohet nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesëtar i një grupi kriminal që falsifikonte dokumente dhe përvetësonte sende të vjedhura.

Interpol Tirana/ Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me homologët, ekstradohen 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Italia, një 39-vjeçar shqiptar i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, për falsifikimin të dokumenteve të pronave në bregdetin e Lezhës. Ekstradohet drejt Gjermanisë, një shtetas serb, i akuzuar nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesëtar i një grupi kriminal që falsifikonte dokumente dhe përvetësonte sende të vjedhura.

Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në shtetet e tjera, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana ka ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht: si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar në Shqipëri, shtetasi shqiptar Paulin Simoni, 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi Paulin Simoni, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës. si rezultat i bashkëpunimit me Interpol ëiesbaden, është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi serb I. B., 50 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim ndërkombëtar nga Interpol ëiesbaden, pasi Gjykata Rajone e Ravensburg, me vendimin e datës 17.08.2023, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :