Klodian Duro bëhet pjesë e shtëpisë së BBV

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Klodian Duro është bërë sonte, banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP 3”.

Duro, i cili njihet për karrierën e pasur futbollistike, jo vetëm si lojtar,në rolin e të cilit ka mbajtur veshur me krenari edhe fanellën e Kombëtares “kuqezi”, por edhe si trajner.

Si lojtar ai ka luajtur në shumë klube shqiptare, mes të cilëve me Tiranë, Partizanin dhe Vllazninë , megjithatë Duro është i njohur edhe në Turqi ku ka luajtur me disa klube si, Samsunsor, Rizerspor apo edhe me Malatyaspor, në Gjermani me Bielfeld apo edhe në Austri me LASK.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :