Albin Kurti: Serbia po e vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fillimvitit, duke përfshirë arrestimin e qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanëve serbë që mendojnë ndryshe, po vazhdon rrugëtimin drejt metodave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Në fjalimin e tij para mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se viti ka nisur me lajme të mira për Kosovën, përfshirë liberalizimin, por ka shtuar se përkundër ndryshimeve, edhe sivjet “po tregohet se fqinji i vjetër po përkeqësohet”.

Ai ka marrë shembull për sjelljen dashakeqe të Serbisë, arrestimin e dy qytetarëve nga Kosova dhe rrahjen e politikanit opozitar Nikola Sanduloviç.

“Serbia nuk është rrezik vetëm për Ballkanin, por edhe për qytetarët e saj. Është rasti me liderin opozitar serb Nikola Sanduloviç. Shteti serb, përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe. Mënyrat dhe sjelljet jodemokratike pasqyrojnë atë që ndodh në Serbi. Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike mes Serbisë dhe Kosovës. Ata [Serbia] janë gjithnjë më e larg vlerave të BE-së dhe të integrimit evropian dhe euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, në Serbi më 5 janar, duke thënë se përveç tij, edhe dy qytetarë të tjerë të Kosovës po mbahen padrejtësisht në burg. Sipas tij, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tyre, por s’ka marrë përgjigje.

“Megjithatë, përkundër ndryshimeve pozitive për vendin tonë, edhe ky vit po na tregon një fqinj të vjetër i cili po përkeqësohet. Javën e kaluar, dy qytetarë të Kosovës, Xhavit dhe Hasan Dakaj, u ndaluan dhe u arrestuan në Serbi. Hasan Dakaj vazhdon të mbahet padrejtësisht në burg. Kjo është sjellje e qëllimshme dhe dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy qytetarë të tjerë, Petrit Dulaj dhe Nezir Mehmetaj. Të dy po mbahen në burg për gjoja krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë, në kundërshtim edhe me vetë ligjet e Serbisë. Dulaj vuan burgimin përkundër që dëshmitari e mohoi se ai e ka kryer veprën. Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e të dyve nga Serbia. Përgjigje s’kemi pranuar kurrë”, ka deklaruar kryeministri.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.