‘Një vetëvrasje si vrasje e paralajmëruar dhe narko-banditët me uniformë’

Lideri i opozitës Sali Berisha, nën arrest, ka përcjellë me trishtim lajmin për vetëvrasjen e znj. Bedrie Loka, e cila la pas katër fëmijë, për të cilët ishte përkujdesur me mund e pothuajse e vetme gjatë 23 vjetëve e deri ditën e fundit të jetës.

 

Berisha ka drejtuar gishtin e akuzës pa asnjë hezitim, mbi segmentet e korruptuara të Policisë së Shtetit, “narko-banditët me uniformë”, që e shpërfillën denoncimin dhe dhimbjen e saj tek iu kërkoi mbrojtje. Berisha e përforcoi më shumë këtë akuzë se ky rast nuk është i pari, por se të tjera vajza e gra e kanë humbur jetën pikërisht pse nuk kanë gjetur mbështetje nga shteti i tyre.

POSTIMI

Një vetvrasje si vrasje e paralajmëruar.

Të dashur miq, një nënë me katër femijë i dha fund jetës në mënyrë tragjike pas rëndimit të gjendjes së saj psikologjike nga sulmet shqetësuese që i beheshin në TikTok nga anonim mizor.

Ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga këto sulme te narko-banditë me uniformë, por natyrisht kërkesa e saj ishte shperfillur me cinizëm në pafundësi. Por ky është vetëm krimi i shëmtuar i rradhës ndaj femrës shqiptare. Janë jo një, por disa gra të cilat edhe pasi kanë marrë mbrojtje me vendim gjykate kanë rënë viktimë e plumbave apo thikave të kriminelëve ndaj të cilëve kishin kërkuar mbrojtje.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e vrasësve edhe bashkpunimin e banditëve me uniformë me vrasësit.

 

 

Share it :