Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka goditur sërish, kësaj radhe ka ngatërruar Ukrainën me Irakun.
I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara se të nisej për një udhëtim në Çikago nëse Putini tani ishte dobësuar, Biden u përgjigj: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak”.
Presidenti rus tani është “një pabesi në të gjithë planetin”, shtoi ai, duke thënë se “po e humb luftën edhe brenda vendit të tij.
Ndërkohë tre javë më parë Biden ju drejtua gabimisht kryeministrit britanik Rishi Sunak, duke e quajtur “Zoti president”.
Kryeministri britanik është një nga të preferuarit e Biden për të lënë gafa, në takimin e parë pasi Sunak ishte zgjedhur në krye të qeverisë.
Biden u përpoq të shqiptonte saktë emrin e Rishi Sunak gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në festivalin hindu të Diëali, por disa shkronja i rrëshkitën.
“Rashi Sanuk është tani kryeministër”, tha Joe Biden entuziast teksa audienca kuptoi se ishte një gabim.




