Tiranë/ Makina përplas dy gra në rrugë, dërgohen në spital janë jashtë rrezikut

Aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar pasditen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Durrësit në afërsi të bustit “Adem Jashari” ku një makinë tip “Volksëagen” ka përplasur dy këmbësore. Mësohet se drejtuesi Robert Lleshi ka aksidentuar 33 vjeçaren T.Y., banuese në Tiranë e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe 55 vjeçaren M.Y., e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë të plagosurat janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur ndalimin e shoferit Leshi i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit  rrugor” .

Share it :