Vendimi për shembjen e ndërtesave/ Malltezi: Pas vendimit fshihen sheshe ndërtimi për të bërë kulla dhe që Rama të pastrojë paratë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi në një intervistë për “Panorama TV” ka komentuar dhe projekt vendimin e qeverisë shqiptare për shembjen e ndërtesave 50-vjeçare, duke deklaruar se pas këtij vendimi fshihen “sheshe ndërtimi për të bërë kulla dhe që Rama të pastrojë paratë”.

Malltezi akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për korrupsion masiv dhe tha se në prag të zgjedhjeve, “votat blihen nga banditët për Edi Ramën”.

 

“Edi Rama ka krijuar koprrupsion masiv, Porti i Durrësit është kthyer kryeqendra e drogave të forta të Evropës.

 

Rama Portin e Durrësit ia ka lënë dy bandave kryesore të krimit të organizuar që bëjnë drogën, ama kur vjen periudha e zgjedhjeve hapin thesin e të blejnë vota për Ramën”.

Jamarbër Malltezi: Kjo është në vazhdën e vendimeve antiligjore që merr Rama se e konsideron Shqipërinë si sulltanat.

Edi Rama që herët e përdori si sulltanat e hodhi në erë ligjin e mbetjeve, që ishin bërë me para të taksapaguesve evropianë.

Kemi të bjëmë me sulltanat që nuk funksionojnë institucionet.

Pas këtij vendimi fshihen sheshe ndërtimi për të bërë kulla e marrë para Rama, për të pastruar para Rama.

Edi Rama ka krijuar koprrupsion masiv, Porti i Durrësit është kthyer kryeqendra e drogave të forta të Evropës.

Rama Portin e Durrësit ia ka lënë dy bandave kryesore të krimit të organizuar që bëjnë drogën, ama kur vjen periudha e zgjedhjeve hapin thesin e të blejnë vota për Ramën.

Kjo po ndodh në Durrës, qytetari durrsak s’ka mundësi të zgjedhë se i vjen banditi me thesin me para i thotë do më japësh votën për Ramën. Këtu ke të bësh me banditokraci, në të cilin banditi vendos.

Share it :