Gërmo Tare, gërmo!!! Manjani: Ai qe qeveris korruptoi FBI per te vrar pluralizmin, ju merreni me lojrat e sexit te Ahmetajt

Prokurori i posaçëm, Klodian Braho është dorëhequr nga hetimi i dosjes 277 fraksion 1, njëri prej akteve të ndara prej tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Dorëheqja është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar që SPAK ka ndarë këtë të premte, ku thotë se tashmë hetimet për këtë dosje janë marrë në dorë nga vetë drejtuesi i strukturës, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonaj.

Në të njëjtin njoftim, SPAK thotë se prokurori tjetër Eneid Nakuçi është bërë pjesë e dosjes pasi Klodian Braho e ka ndarë atë në katër akte dhe nuk ka kryer, sipas njoftimit, asnjëherë veprime hetimore për llogari të kësaj dosjeje. Si Braho, ashtu edhe Nakuçi janë kallëzuar se kanë fshehur provat që implikojnë Arben Ahmetajn te inceneratori i Elbasanit.Ndërkohë disa portale kanë nisur të spekulojnë në lidhje se çfarë është zbuluar në banesat e bastisura të ish-ministrit Ahmetaj dhe partnereve të tij. Ndaj këtyre lajmeve reagoi edhe analisti Ylli Manjani.Merruni tani me vibratorët e lojrat e seksit që “burimet” tregojnë për publikun, se si medemek janë gjetur në banesat e grave të Benit.

Gërmo Tare, gërmo!!!

Harrojeni se si Ay që qeveris, korruptoi FBI për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin në vend.

Nuk ka çështje.

Nuk ka hetim.

Nuk kaaaaaa!

Nuk duuuu!

Plasni aty!

E ç’rëndësi ka demokracia fundja para lojërave të seksit të Ben Ahmetajt!?

Jepini! Lëshojeni fantazinë erotike dhe harrojeni se kush e si po ua merr frymën!

Bahhhh!” shkruan Manjani.

 

Share it :