Histori me fantazma juridike, presion pushteti, e ambasada”, Bykykbashi reagon pas vendimit të Celibashit për të mos ‘regjistruar’ Berishën

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka risjellë në kujtesë një skemë të përdorur nga PS në vitin 2001 me kandidatët e pavarur.

Bylykbashi ka reaguar pas vendimit të sotëm të KQZ dhe komisionerit Celibashi për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit dhe kandidatëve të pavarur.

Bylykbashi shkruan se në vitin 2001 në KQZ u regjistruan si kandidatë “të pavarur” ministra, zëvendësministra e zyrtarë të lartë të PS.

Sipas tij, PS iu drejtua një ambasadori i cili u shpreh: “Nëse nuk e ndalon ligji, është e ligjshme”. Pas kësaj drite jeshile, PS i kërkoi KQZ-së me 7 anëtarë të dominuar 5 me 2 nga PS dhe ku nuk kishte asnjë përfaqësues të PD, të regjistronte 19 zyrtarë të lartë të PS si “të pavarur” falso.

Share it :