Rama tërhiqet nga shpërblimi për pensionistët/ Vasili: Lekët i ka për inceneratorët!

Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit se qeveria e Edi Ramës është tërhequr nga premtimi për të shpërblyer pensionistët në muajin prill.

“Edi Rama tërhiqet nga shpërblimi për pensionistët, se lekët i ka për inceneratorët! Qeveria ka deklaruar hapur se nuk ka lekë për shpërblim për pensionistët në prill”, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë:

Edi Rama terhiqet nga shperblimi per pensionistet, se leket i ka per inceneratoret!

Qeveria ka deklaruar hapur se nuk ka leke per shperblim per pensionistet ne prill.

Ministrja Financave tha sot pas mbledhjes se qeverise se:

“Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill”, u shpreh Ibrahimi.

Qindra mijra pensioniste jetojne ne kufijte e varferise dhe mbijeteses per shkak te pensioneve shume te ulta.

Qindra mijra pensioniste perballen me çmimet shume te larta pa asnje ndihme nga qeveria, e cila u tall me ta duke dhene 7-8 mije leke te vjetra ndihme per pak muaj.

Qindra mijra pensioniste me veshtiresi shume te medha mbulojne nevijat per ushqime dhe ilaçe.

Qindra mijra pensioniste bejne nje jete shume te izoluar per shkak se nuk mund te bejne as pushime dhe asgje tjeter se nuk e perballojne ekonomikisht.

Nderkohe qe vazhdon pa u ndalur vjedhja me inceneratoret qe nuk ekzistojne, me koncesione dhe tendera hajdutesh pa fund, per pensionistet nuk ka leke.

Nderkohe qe Kosova e Maqedonia kane mbeshtetur me shperblime dhjetra here me te larta se sa qeveria e Edi Rames.Atje qeverisin kryeministra te pergjegjshem ndersa ketu qeveris nje kryeminister grabitqar i pangopur.

 

Share it :