Anëtari i Partisë së Lirisë, Faik Basha ka reaguar përmes një statusi në facebook për lajmin ku DEA, agjencia amerikane kundër drogës me anë të një njoftimi kërkon informacion nga shqiptarët për drogën dhe pastrimin e parave. Sipas Bashës ndërkombëtarët e kanë kuptuar se sistemi joë është tërësisht i korruptuar sepse vetë kryeministri Edi Rama është i lidhur me krimin e organizuar.
Postimi i plotë:
SHBA-te besabese me popullin.
Pas korruptimit te zyrtarit me te larte te Kundrazbulimit te FBI-se nga Edi Rama, amerikanet shmangin institucionet homologe ne Shqiperi.
Lajmi se DEA anashkalon bashkepunimin me instancat perkatese eshte tronditese.
Jo se nuk e dinim me pare se policia dhe cdo sektor i administrates eshte kthyer ne mbeshtetje ndaj trafikanteve te droges me bekimin e Edi Rames, por tashme dhe nderkombetaret e kane kuptuar se ku lidhen fijet. E kane kuptuar se ky sistem eshte teresisht i korruptuar dhe i lidhur ngushte me krimin, sepse vete drejtuesi i shtetit eshte i lidhur me krimin e organizuar.
Edi Rama mund te tentoje te shpetoje per nje kohe fare te shkurter me metodat qe tashme i njohim te gjithe, por ai e di mire se kjo e sotmja ishte nje pergjigje institucionale, dhe pergjigjet institucionale perfundojne ne institucione qe une i njoh mjaft mire, si nje ish drejtues.






