Akil Kraja: Grupi Alibeajt dhe Bashës ka dhënë godinën e PD-së për kulla, kërkojnë seli nga Rama

Akil Kraja, këshilltari i Sali Berishës, thotë se një përfaqëues i Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, ka deklaruar se janë dakord që trualli në selinë e Partisë Demokratike t’i kthehet ish-pronarëve.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Kraja u shpreh se ata kanë kërkuar që shteti t’u japë një seli tjetër.

“Nëse më lejoni dhe një lajm, sepse ngjarjet ndodhin në çast. Po flasim për pushtetin vendor, po flasim pë sektorin e ndërtimit, kullat e Tiranës të cilat dyshohet se financohen me paratë e drogës. Para disa kohësh ka dalë një projekt në media, për një kullë në selinë e Partisë Demokratike.

Sapo ka dalë një përfaqësues i grupimit Alibasha, i cili thotë që në kuadër të vendimit të gjykatës, ne heqim dorë nga selia, selia t’i kthehet ish-pronarëve, shumë “ok”, por ideja është që shteti të na japë një seli tjetër. Pra, duan ta zhveshin PD-në nga çdo gjë, e për pasojë të ketë ndonjë kullë edhe atje ku është”, theksoi ai.

 

 

Share it :