Ka nisur zyrtarisht protesta kombëtare e opozitës sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kryedemorkati, Sali Berisha, simpatizantë të partive opozitare, qytetarë të thjesht kanë nisur marshimin e tyre për t’ju bashkuar protestës kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur aksionin e saj pak pas orës 12:00. Berisha, bashkë me deputetë demokratë doli nga zyra e tij rreth orës 12:25, ndërsa iu bashkuan protestuesve në bulevard ku u vendos dhe himni kombëtar.
Protesta në fjalë vjen në një kohë kur politika në vend është përfshira në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Çështja “McGonigal” ashpërsoi më shumë tonet mes palëve. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama




