Ditën e djeshme vendi u trondit nga krimi makabër i Dan Hutrës, i cili ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera. Etleva Kurti ishte një nga viktimat Dan Hutrës ditën e djeshme. Vrasësi serial ka ardhur para banesës së saj dhe në oborr e ka qëlluar me armë duke i shkaktuar vdekjen. Bëhet e ditur se trupi i saj do të prehet në Burrel.
Ndërkohë që fqinjët kanë dhënë dëshmi në media duke e cilësuar ngjarjen e tmerrshme dhe se ministri i drejtësisë dhe drejtori i policisë duhet të jepnin në mënyrë të mënjëhershme dorëheqjen. Sipas tyre fakti që kjo nuk ndodhi tregon se ne nuk kemi shtet.
“Të vrasësh një njëri të pafasjëm kjo është katastrofë. Janë një familje e mirë, djali ka bërë një sherr ai e paguan. Ne nuk kemi shtet, të besh vrasje, atje në Greqi ministri i rrugës dha doreheqjen, ministri i drejtesisë duhet të kishte dhene doreheqjen, edhe drejtori i policisë. Me ngjarjen jemi tepër të tronditur. Ishte krejt e pafajshme. Kjo gruaja dhe vajza nuk ruheshin. Se nuk vritet femra “, shprehet njëri prej fqinjëve. Theksojmë se Elena kishte deklaruar se ndjehej e kërcënuar, pasi edhe pse ishte shtatzënë Dan Hutra kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Ndërkohë policia ishte në dijeni, pasi Elena Hysa kishte bërë denoncim.




