Skanadali i paprecedente/Publikohet vendimi i qeverisë për shembjen e ndërtesave të vjetra. Fati i tyre “në dorë” të Ballukut !

Objektet mbi 50 vjeçare në të gjithë territorin e vendit do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, i cili do të përcaktojë fatin e tyre të mëtejshëm, nëse do të duhet të ndërhyhet në to apo do të shemben.

Sipas një projekt-vendimi të qeverisë, të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës, objektet që do të auditohen do të përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore.

“Auditimi teknik konsiston në ekspertizën e thelluar për vlerësimin e gjendjes teknike të objektit dhe kapacitetit të tij mbajtës për të përcaktuar nëse këto objekte plotësojnë kushtet e rezistencës dhe qëndrueshmërisë mekanike.

Auditimi teknik kryhet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse shtetërore në përputhje me kushtet teknike dhe standardet e projektimit në fuqi.

Objektet që i nënshtrohet auditimit teknik identifikohen nga organet e qeverisjes qendrore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, shkruhet në projektvendimin e qeverisë.

Gjithashtu projekvendimi parashikon se subjekti auditues i ndërtesave do të përcaktohet nga institucionet dhe jo nga pronarët e objekteve.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjese përzgjedhin subjektin qe do te bejne auditimin teknik se objekteve

Subjektet audituese që do të përzgjidhen duhet të jenë pajisur me licencë në fushën e projektimit për llojin e objektit qe do të auditohet.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore me autoritetet përgjegjëse shtetërore materialin e nevojshëm për kryerjen e procesit to auditimit në bashkëpunim me Arkivin Qendror Teknik te Ndërtimit.”

Auditimi Teknik do t’i vendoset në dispozicion Institutit të Ndërtimit për të bërë oponencën dhe ky institucion do të japë konkluzionet te organet kompetente, nëse objekti duhet të riparohet, apo shembet.

Share it :