Në mungesë të kushteve nxënësit po braktisin shkollat / Asnjë përgjigje nga drejtuesit për protestën e nxënësve

Rreth 90 nxënës të viteve të dyta në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër kanë bojkotuar procesin mësimor dhe protestuan për kushtet jo të mira ku zhvillojnë mësimin. Ata shprehen se kanë kërkuar ndezjen e kaldajave të cilat janë në funksion vetëm dy orë në ditë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga drejtues të shkollës

Në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo” kanë mbërritur edhe përfaqësues të bashkisë së Gjirokastrës, të cilët kanë dhënë një zgjidhje për zëvendësimin e klasave me dy të tjera deri në momentin që të përfundojë ndërhyrja, por nxënësit nuk kanë pranuar.

Ndërhyrja e fundit që u krye në këtë gjimnaz lidhur me këtë problematikë ka qënë vitin e kaluar, por me sa duket ndërhyrje pa rezultat.

 

 

Share it :