Vetëm pak ditë na ndajnë nga protesta e madhe / Mesazhet e Berishës, ja pse duhet të mblidhemi më 3 mars !

Vetëm pak ditë na ndajnë nga protesta e madhe e 3 marsit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Sali Berisha ka publikuar sot një video me mesazhet e tij më të fuqishme, për arsyet pse shqiptarët duhet të mblidhen dhe ta rrëzojnë këtë regjim që ka ngritur Edi Rama dhe se kjo përpjekje kërkon pasion dhe sakrifica.

Mesazhet e Berishës në video:

“Do të jemi në betejë. Duhet të bëjmë gjithçka me pasion, me sakrifica.


Ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe përmbysur këtë rejgim.

Ky regjim është më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori.

Ky regjim, me politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, ua ka nxirë jetën shqiptarëve.

A mundet ne ta pranojmë për kryeministër, një njeri që i vjedh shqiptarët, i varfëron, i mjeron dhe i degdis në dhera të tjera?!

Nuk ka dënim më të madh që do të na bëjë historia ne, në qoftë se nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij.”

 

 

Share it :