Çmimi i ri i patentës i papërballueshëm për qytetarët, dyndje në qendrat shëndetësore

Qëndrat shëndetësore në vend po përballen me një fluks të shtuar pacientësh të cilët paraqiten atje për të marrë dokumentet e posacme mjekësore për regjistrim në kursin e lejes së drejtimit. Shkak për këtë është bërë pikërisht çmimi i ri i patentës që pritet të aplikohet nga data 1 mars.

Rritjes së çmimit të patentës që shkon deri në 85 mijë lekë shumë qytetarë i janë përgjigjur me bërjen e lejes së drejtimit për t’u regjistruar së më shpejt në autoshkollë pa hyrë në fuqi më 1 mars vendimi i ri.

Qytetarët shprehen se këtë rritje çmimi nuk e përballojnë dot dhe kanë zgjedhur të bëjnë patentën deri më 1 mars.

Sipas çmimeve të reja mësohet se një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 lekë, ndërsa një seancë praktikë 935 lekë.

 

Share it :