Pas shoferit të kazinosë, një tjetër person në kërkim lidhur me vdekjen e 22 vjeçares Joy Ayoko

Ditën e djeshme Rodi Barçi, 32 vjeç, shtetasi i cili punonte si shofer në kazinonë ku gjithashtu punonte 22 vjeçarja nga Kenia, u shoqërua në komisariatin nr.1 nga policia. Pas kontrollit të banesës së tij ai u mor në pyetje pasi dyshohet se është një ndër personat e fundit që kanë patur kontakt me Joy Ayoko pak para se ajo të vdiste.

Në vijim të hetimit të ngjarjes, policia është gjithashtu në kërkim të mikeshës së saj Emily Mutua. Policia ende nuk ka ndarë pistat në të cilat do të hetohet, por po mblidhen prova dhe materiale që mund të hedhin dritë mbi rastin.

 

Share it :