Berisha komenton deklaratat e Ahmetajt: Doli se e pa që Edi Rama e shiti

Në takimin e tij me strukturat e PD në Tepelënë, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi deklaratat e Arben Ahmetaj lidhur me akuzat për përfshirjen në skandalin e inceneratorëve duke thënë se “doli se e pa që Edi Rama e shiti”.

Sipas Berishës, Ahmetaj tha se kryeministri Rama është “’kreu i meduzës’ për inceneratorët”, pasi sipas tij qeverinë mund ta vendosë vetëm ai në lëvizje dhe për këtë aferë u firmosën 17 shkresa brenda 20 orëve.

 

 “Doli dje Ahmetaj ju them unë ju ku është problemi, doli se e pa që Edi Rama e shiti dhe insistoi shumë që të shkojë në emisioni se Edi Rama tha me atë ka punë prokurori, e dorëzoi çfarë ishte Ahmetaj aty ishte një medalje me dy anë njërën anë ai tha Edi Ramës që je “kreu i meduzës” për inceneratorët je ti, i tha nuk jam unë aq i fuqishëm aq sa të lëviz qeverinë dhe kjo është e vërtetë asnjë ministër, qeverinë e lëviz kryeministri por ai e tha është se në aferën e djegësave janë firmosur brenda 20 orëve 17 shkresa të lidhura me djegësit dhe këtë e bën vetëm kryeministri.

E vërteta është që ajo është aferë përgjegjësinë më madhore e ka Edi Rama e ka firmosur duke i thënë drejtori i entit kombëtar të Prokurime që kjo metodë nuk mund të përdoret se është anti-ligjore, ai kurrë nuk mund ta firmosë atë, ai është gardiani i shteti shqiptar për çështje të prokurimeve. Kryeministri mund ta ndryshojë ligjin po sa të jetë ai në fuqi ka shkel ligjin se e kishte ndërmarrjen e tij se për Ahmetaj nuk e bënte një gjë të tillë.

A i tha dhe për Erion Velinë ndiqni paratë, por ana tjetër e medaljes është se desh të lajë duart skam firmos, gënjeshtra në këtë aferë është një ndërtues i kontraktuar nga një priva kompani ndërtimi në djegësin e Fierit i kontraktuar si supervizor dhe është në burg ne akuzën e shkeljes së interesit publik në një kohë kur ai nuk ka pasur asnjë përgjegjësi publike. Shteti ka një inspektor financiar nën urdhrat e Ahmetajt dhe ky inspektoriat financiar ka detyre ligjore të kontrollojë çdo lloj abuzimi që sinjalizohet nga mediat nga kushdo me paratë tuaja. Ngas viti 2014 deri ditën që doli Ahmetaj ju garantoj që ka patur të paktën vetëm një person që ka bërë 243 denoncime por të marrë sëbashku shkojë në 1000 por përse Skapi i partisë hesht dhe nuk arreston inspektorinë paguar me taksat tuaja, pse nuk shtoj të arrestojë ministrin, sekretarinë e përgjithshëm por përse se ai është i kalbur u ndërtua si seksion i PS, kjo a duhet të le të dyshojë të ngrihemi ne të gjithë  forcën tonë unë ju dhashë një shembull po të tillë janë të pafund”, tha Berisha.

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news